Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 67 aksidente, ku 22 prej tyre me të lënduar kurse në 45 tjerë raportohet vetëm për dëme material.
Po ashtu, në ditën e djeshme policia ka shqiptuara edhe 1449 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 9 persona, 4 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.