fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 15:20 Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes
  • 15 January, 2021 15:17 Hoxhaj: Bashkëpunimi Kurti-Osmani nuk është për qytetarët por për poste dhe karrike
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
7 shprehitë e njerëzve produktivë
10 July, 2020

Disa persona ja dalin të jenë produktivë edhe pse një gjë e tillë është mjaft e vështirë në epokën digjitale, pasi që shumicën e kohës jemi të shpërqendruar nga ekrane të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera elektronike.

Pavarësisht profesionit, nëse jeni pronar i ndonjë biznesi, menaxher apo punonjës, secili person kalon nëpër procese të ndryshme deri sa të përfitojë një shprehi të caktuar në të cilën mund të mbështetet dhe ta ndërtojë. Prandaj, nuk ka rëndësi se çfarë bëni ose ku punoni, pasi që të gjithë kërkojnë mënyra për të qenë më produktivë në punë.

AkademiPune ju sjell disa nga shprehitë e njerëzve produktivë:

Bëjnë plane paraprakisht

Njerëzit produktivë planifikojnë duke u bazuar në objektivat që kanë. Ata së pari e kuptojnë se kanë një zgjedhje në krijimin e llojit të së ardhmes që ata dëshirojnë dhe dalin me synime dhe hapa veprimi për ta shndërruar atë vizion në realitet. Ata e kuptojnë se pa një qëllim dhe plan konkret është e vështirë t’ia dalin.

Parashikojnë pengesat dhe gjejnë zgjidhje

Njerëzit produktivë e dinë që të hasësh pengesa është e pashmangshme. Ajo që i veçon ata nga njerëzit joproduktivë është iniciativa e tyre për të parashikuar pengesa të mundshme dhe aftësinë e tyre për gjetjen e mënyrave se si t’i tejkalojnë dhe menaxhojnë ato pengesa.

Listojnë detyrat e tyre

Mendja e një personi është më funksionale kur nuk është e mbingarkuar. Ajo është më e dobishme kur është e qartë dhe e përqendruar. Prandaj, njerëzit produktivë preferojnë t’i shkruajnë detyrat të cilat planifikojnë t’i përfundojnë. Në vend që të mbajnë gjithçka në kokën e tyre, ata e vendosin atë në letër në mënyrë që të organizojnë mendimet e tyre dhe të marrin hapin e radhës.

Zhvillojnë shprehi kyçe

Pyesni ndonjë person të suksesshëm në profesionin e tij/saj dhe ju garantoj që ata e dinë rëndësinë e shprehive. Pavarësisht profesionit që keni, nuk ka të bëjë me atë që bëni vetëm një herë në një ditë të hënë. Mirëpo, ajo që ju veçon është rutina dhe shprehitë që aplikoni në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive.

Për sa i përket produktivitetit personal, kjo nënkupton zhvillimin e shprehive themelore si leximi, ushtrimi, planifikimi, rishikimi, etj, në mënyrë që të keni një vazhdimësi të efekteve pozitive në më shumë se vetëm një fushë të jetës tuaj.

Janë të përkushtuar

Dallimi i rëndësishëm në mes njerëzve shumë produktivë dhe joproduktivë është aftësia e të parit për të vazhduar përmirësimin dhe ecjen përpara. Ata vazhdimisht ndjejnë nevojën për të mësuar aftësi të reja që mund t’i aplikojnë në punën dhe jetën e tyre. Prandaj, kushdo që dëshiron të bëhet më i zgjuar, më i shpejtë dhe më efektiv, do të duhet të vlerësojë vazhdimisht veten, të lexojë libra, të marrë pjesë në seminare dhe të ndjekë aktivitete të tjera që ju ndihmojnë për tu bërë më të mirë dhe më produktivë.

Nuk kanë zili të tjerët

Njerëzit e suksesshëm nuk kanë kohë të shqetësohen për sukseset ose dështimet e të tjerëve, sepse ata janë shumë të përqendruar në atë që duan. Ata zhdukin zilinë dhe emocionet e tjera negative, pasi besojnë se kësisoj do të çlirojnë mendjen për gjëra më të mëdha. (Këshillë: bisedoni dhe promovoni lirshëm të tjerët që i admironi, edhe nëse nuk jua kthejnë favorin.

Reflektojnë mbi gabimet dhe mësojnë nga to

Fokusi i personave produktivë kur përballen me një sfidë është tejkalimi i frikës. Këtu ka të bëj edhe mendësia që ka personi, e këta persona zakonisht kanë mendësi të rritjes (growth mindset) që fokus ka zhvillimin. Edhe nëse dështojnë, ata nuk demotivohen lehtë, pasi që janë më shumë të përqendruar në rritjen e tyre personale e profesionale sesa ta ngarkojnë veten me mendime negative.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm 15 January, 2021
  • Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete 15 January, 2021
  • Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së 15 January, 2021
  • Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë 15 January, 2021
  • Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top