fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 27 January, 2021 12:27 Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA
  • 27 January, 2021 12:14 Tri propozimet e SHBA-së për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi, sipas mediave serbe
  • 27 January, 2021 12:11 Haradinaj përkujton Holokaustin
  • 27 January, 2021 12:07 Kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 27 January, 2021 12:05 Osmani përkujton Holokaustin: Gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia
  • 27 January, 2021 11:59 Ambasadorja Çitaku uron Antony Blinken për detyrën e sekretarit të Shtetit Amerikan
  • 27 January, 2021 11:57 KQZ në pritje të Gjykatës Supreme, pastaj tërhiqet shorti
  • 27 January, 2021 11:38 Republika e Kosovës dhe Republika e Lituanisë nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë
  • 27 January, 2021 11:26 Bashkëpunëtorja e ngushtë e Behgjet Pacollit i bashkohet Vjosa Osmanit
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
92 aktakuza për 24 orë
18 October, 2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër nëntëdhjetetetë (98) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë realizuar dy bastisja në dy lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar:

o Dy (2) armë automatike AK-47,

o Një (1) pistoletë “ Sig Sawer” e kalibrit 9mm,

o 69 fishekë (municion) të armës kalibër 12mm,

o Karikator për pistoletë,

o 37 fishekë për armë të gjuetisë kalibër 12mm,

o Dy (2) shufra të metalit,

o Tre(3) thika

Ndërkaq, nga rasti i dytë i bastisjes është sekuestruar një (1) veturë e markës “Golf 2“.

Prokurori i Shtetit ka realizuar edhe dy sekuestrime në dy raste të ndara. Nga rasti i parë janë sekuestruar sendet si në vijim:

1. Një automjet –i markës Renault Twingo, çelësat e automjetit

2. Një shtëpizë e kompjuterit HP

3. Një printer

4. Një modem

5. Një TV

6. 28 tiketa basti

7. Një resiver

8. Një detektor i skanerit

9. Tri tiketa dorëshkrimi

10. Një telefon mobil IPHON

Ndërsa, nga rasti i dytë janë sekuestruar një veturë dhe pllakave PVC, për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave “.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, është paraqitur pranë Gjykatës kompetentë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave për shkak të veprave të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre (3) raste të ndara, si dhe, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme, në dy raste të ndara. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara “. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave“ .

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës po ashtu ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2)

personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA 27 January, 2021
  • Tri propozimet e SHBA-së për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi, sipas mediave serbe 27 January, 2021
  • Haradinaj përkujton Holokaustin 27 January, 2021
  • Kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë 27 January, 2021
  • Osmani përkujton Holokaustin: Gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia 27 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top