fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 13:06 Martohen Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
  • 17 May, 2022 12:56 Deputetja e Vetëvendosjes dënohet me tri vjet burgim për rastin “Abi Qarshia”
  • 17 May, 2022 12:52 Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit”
  • 17 May, 2022 12:50 Sot pritet të themelohet komisioni për energjinë në periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 12:43 Specialja nesër shpall aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 16:15 Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë
  • 16 May, 2022 16:12 ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
A do të heqin dorë deputetët e LDK-së nga kompenzimi për naftë, flet Arben Gashi
4 February, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre në seanca e komisione. Gashi në një prononcim për Gazetën Express tha se LDK-ja për çështje politike merr vendime grupore dhe jo për çështje administrative si kjo e rregulluar me rregulloren e Kuvendit, pasi s’është parti e mendimit të masave kolektive sikur Vetëvendosje.

67 deputetë të Kuvendit kompenzohen për udhëtime nga qytetet e tjera për në Kuvend, 36 nga ta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas publikimit të këtyre shpenzimeve deputetët e VV-së vendosën që vullnetarisht të tërhiqen nga kompenzimi i udhëtimit.

Për këtë çështje shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha se është çështje individuale e secilit dhe se është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim si Grup Parlamentar.

“S’është çështje e vendimit të Grupit Parlamentar kjo, është çështje e vendimeve individuale e deputetëve, atyre pse ju takon është e drejtë e tyre nëse duan me shfrytëzu të drejtën apo jo. Nuk mundem unë me ua imponu me vendim të grupit parlamentar, mendoj se është shkelje e të drejtave të tyre nëse unë ua imponoj. Vetëvendosja është parti e mendimit të masave kolektive që nuk përshtatet me mendimin politik të LDK-së. Vendimet janë individuale dhe përgjegjësia është individuale në këtë rast”, tha Gashi për Gazetën Express.

Ai tha se problemi me kompenzimin e udhëtimit të deputetëve që përcaktohet me rregullore është nëse kanë ndodhë vërtetë udhëtimi i deputetëve apo jo nga qytetet e tjera.

“Këto janë shpenzime të udhëtimit të deputetëve, nëse nuk banojnë në Prishtinë dhe me një vendim të kuvendit është vendosë që të kompenzohen. Problemi është te mënyra se si e ka ndërtu diskursin Vetëvendosja, e para dhe e dyta a kanë ndodhë vërtetë ato udhëtime apo jo. Nëse vërtetë udhëtimi ka ndodhë nga pika A tek pika B dhe rregullorja e parasheh që deputeti kompenzohet ajo nuk është problem, por nëse udhëtimi nuk ka ndodhë e deputeti ka deklaru kjo është problem.  Tërheqja nuk është zgjidhje, zgjidhja është masa administrative dhe masa politike për mashtrim ose deklarim të rrejshëm. LDK për çështje politike ka vendime grupore kurse për çështje individuale është e drejtë individuale”, tha Gashi.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aleati i Erdoganit kundër zgjerimit të NATO-s: Kjo e provokon Rusinë për luftë 17 May, 2022
  • Xhaka i kritikon ashpër bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle 17 May, 2022
  • Legjendat angleze e kritikojnë Xhakën për deklaratat e rënda pas humbjes nga Newcastle 17 May, 2022
  • Martohen Kourtney Kardashian dhe Travis Barker 17 May, 2022
  • Pejë: Një vajzë bie në lumin Bistrica 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top