Para dy vjetësh, aktorja Arta Nitaj kishte treguar se e agjëron Ramzanin dhe se kjo s’ishte hera e parë që agjëronte.
“Nuk është hera e parë që agjëroj, por kësaj radhe po kaloj me shumë lehtësi. Vij nga një vend si Peja dhe për ramazan ka njëfarë gjallërie…Mbase nuk kam punë shumë të vështirë, po kaloj shumë lehtë me agjërim në krahasim me ata që kanë orar të gjatë”, kishte thënë Nitaj.
Ajo kishte deklaruar se i vetmi impakt i Ramazanit në jetën e saj të përditshme ishte ndryshimi i orarit të fitnesit.
Por, sivjet duket se Nitaj s’është duke agjëruar.
Ka qenë vetë ajo që e ka bërë me dije këtë, duke publikuar një fotografi të ushqimit në InstaStory.
“Rob me halle”, ka qenë përshkrimi i kësaj fotografie.
