Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke punuar për menaxhimin e situatës pas rritjes së çmimeve të produkteve.
Në seancën e jashtëzakonshme, ai ka bërë thirrje që sot të votohet nga të gjithë rezoluta që është dorëzuar nga ata në Kuvendin e Kosovës.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prekin njeriun e varfër apo që e prekin secilin individë. O njerëz, a e dini dhe a jeni të vetëdijshëm sa është rritur çmimi i bukës dhe i qumështit? Cilat janë masat, për këto masa duhet me fol”.
“Kërkojmë po ashtu që ta kaloni më shpejtë edhe ligjin për paga”,ka thënë Tahiri.