Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie.
Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nga shtabet e tyre komunale gjithandej Kosovës, procesi i votimit ka nisur mirë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi deri më tani.
“Informatat e para tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe nuk raportohet me ndonjë parregullsi. Shtabet tona komunale po ashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës, shumica e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë të gatshme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar qytetarët që përkundër temperaturave të ulëta e borës, të dalin të votojnë.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që përkundër motit me borë, të dalin të votojnë. Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni votoni”, ka shtuar ai.