Pas mosvotimit të tërheqjes së Trustit, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një komunikatë për media, AAK ka shprehur ‘zhgënjim të thellë’ për dështimin e votimit të këtij projektligji.
Nga ky subjekt politik kanë vlerësuar se sot qytetari i Kosovës u godit pas shpine ‘i cili është në gjendje të vështirë ekonomike’ dhe se Qeveria duhet të japë dorëheqje.
Komunikata e plotë:
Grupi parlamentar i AAK-së shpreh zhgënjimin e thellë me mosvotimin e nismës për tërheqje të 30% të kursimeve pensionale.
Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare.
Sot, qytetari i Kosovës u godit pas shpine, i cili edhe ashtu është në gjendje të vështirë ekonomike.
AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.
Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet!