fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Abdixhiku: Ky është modeli i pushtetit në vend – kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrjeje
5 April, 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar mbi procesin e aplikimit për punë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Abdixhiku është shprehur se për këtë kanë ftuar prokurorinë për të nisur hetimet dhe po shprehet kritik mbi veprimet e Vetëvendosjes, parti në pushtet, duke e akuzuar për nepotizëm masiv.

”Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiakë të partisë në pushtet.

Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrjeje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti. Le t’i bindin tani – ata e familjet e tyre – se dëshpërimi e ikja nga ky vend nuk janë alternativë.

Sot, kemi ftuar prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e komisionit vlerësues dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe, mbi të gjitha, të drejtë.

Punësimet nepotike nuk janë të reja në vend. Në fakt, ato veçse të reja s’janë. Ky vend ka parë mjaft. Kam dënuar e do të dënoj çdo veprim të tillë, nga kushdo që bëhet, kurdo që bëhet ose është bërë. Jemi në politikë për t’i ndalur këto fenomene, jo ushqyer ato. Në rolin e tanishëm – në opozitë – edhe s’kam shumë mundësi të parandaloj kapjen e nepotizmin. Por në qeverisjen e ardhshme time, konkurset e tilla nuk do të kapërcejnë pa monitorim nga organizatat e pavarura – vendore e ndërkombëtare. Merreni këtë si zotim publik”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top