Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur sanksione ndaj pronarit të klubit të futbollit, Chelsea, Roman Abramoviq.
Miliarderi rus është një nga shtatë oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve janë ngrirë.
Në një dokument të Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar të postuar online, Abramoviq përshkruhet si një “oligark pro-Kremlinit” i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Abramoviq më parë ka mohuar të ketë lidhje të ngushta financiare me Putinin ose Kremlinin.