fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Adebayor: Nuk do të jap para për bamirësi, bëj e ha ç’të dua
22 January, 2021

Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha europiane Arsenal, Manchester City, Tottenham dhe Real Madridit, ka deklaruar i prerë se pavarësisht pandemisë së koronavirusit që ka goditur vendin e tij, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj donacioni.

Aktualisht pjesë e Club Olimpias në Paraguaj, 36-vjeçari as që do t’ia dijë për kritikat që mund t’i bëhen për këtë qëndrim.

“Nuk do të jap para për bamirësi, dua të jem shumë i qartë. Është shumë e thjeshtë, bëj atë që dua dhe ha atë që dua. E di që ka persona që me kritikojnë që nuk kam dhuruar asgjë për kryeqytetin Lomé (Togo)” – u shpreh Adebayor.

Adebayor kritikohet ashpër në vendin e tij, pasi nuk po merr shembullin e futbollistëve të mëdhenj afrikanë, si Drogba dhe Eto’o, që kanë vendosur të mbështetin ekonomikisht vendet e tyre (Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin).

Sulmuesi, që së fundmi është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të tipit kung fu në një ndeshje të fazës së grupeve në Libertadores, reagoi edhe për akuzat që ka qenë ai i cili e ka çuar virusin në kryeqytetin e Togos, që deri tani nuk ka patur një numër të madh të infektuarish.

“Disa thonë se unë solla virusin në Lome. Është budallallëk i madh ta mendosh, por ky vend i tillë është. Jam krahasuar me Drogban dhe Eto’on, por për fat të keq unë nuk jam si ata. Jam Emmanuel Sheyi Adebayor dhe do të bëj gjithmonë atë që dua” – u shpreh ai.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
  • Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19 5 March, 2021
  • Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top