Pas propozimit të Donjet Bislimit nga Partia Demokratike të Kosovës, Asambleja komunale në Mitrovicë, e aprovoi dhe dërgoi për realizim kërkesën për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë.
Kështu, Mitrovica do të bëhet qyteti i radhës me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Donjet Bislimi deklaroi se kjo është ditë e madhe pasi që dhe Mitrovica i bashkohet qyteteve, që do të stolisen me shtatoren e Komandantit legjendar Adem Jashari, mesazh i lirisë ndër breza.
“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.