fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar rreth 200 ankesa
28 January, 2022

Agjencia për Informim dhe Privatësi deri më tani ka pranuar 43 ankesa në raport me mbrojtjen e të dhënave personale dhe 147 ankesa të tjera në raport me qasjen në dokumentet publike. Kjo agjenci, ka arrit që rreth 80 për qind nga këto ankesa të marrë vendime përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur Krenare Sogojeva-Demaku, komisionere për Informim dhe Privatësi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Këshillit të Evropës në Kosovë, kanë kërkuar nga autoritetet kosovare zbatimin legjislacionit në fuqi për të garantuar të drejtën e mbrojtës së të dhënave private.

Komisionerja Sogojave-Demaku tha se kjo ditë ndërkombëtare, sot e gjen Kosovën me një agjenci funksionale për qasje dhe mbrojtje të të dhënave personale.

“Për sa i përket numrit të rasteve që Agjencia deri më tani ka trajtuar në kuadër të autorizimeve të veta ligjore, deri më sot kjo agjenci ka pranuar gjithsej 43 ankesa në raport me mbrojtje e të dhënave personale, ndërsa numri i ankesave që agjencia ka në raport me qasjen në dokumentet publike është shumë më i madh. Nëse e përfshijmë edhe numrin e ankesave të parashtruara për vitin 2022 është 147 ankesa, që 80 për qind prej tyre tashmë janë të mbyllura me vendime përfundimtare”, theksoi Sogojeva.

Frank Power shef i Këshillit të Evropës në Kosovë, duke kërkuar që të zbatohet legjislacioni ën fuqi, ka thënë se është me rëndësi që të ruhen të drejtat e personale të secilit dhe siç tha ai të mos ndahen informatat e ndjeshme.

“Sot në shënimin e kësaj Dite në Kosovë të gjithë partnerët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave mirëpresin faktin që Kosova ka një kornizë legjislative dhe kushtetuese për me garantuar të drejtën e mbrojtës së të dhënave private dhe për të gjitha masat ndëshkuese e shoqëruese. Prandaj, si e tillë duhet zbatuar ky legjislacion[…]Është me rëndësi po ashtu që të gjithë të jemi të vetëdijshëm, edhe për të drejtat tona, por edhe për pasojat nëse i ndajmë informatat e tilla të ndjeshme. Kështu që Agjencia ka një rol të rëndësishëm për ngritë vetëdijen e qytetarëve për këtë çështje”, u shpreh Power.

Ndërkaq, 28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.

Nevoja për të mbrojtur të dhënat personale është një shqetësim në rritje në shoqëritë informative bashkëkohore të cilat karakterizohen me zhvillime teknologjike. Përderisa individët duhet të mbrohen nga mbledhja e padëshiruar, përdorimi dhe transferimi i të dhënave të tyre nga palët e treta, kjo nuk duhet të pengojë në rrjedhën e lirë të informatave që është e nevojshme për të nxitur debatin lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm në shoqëritë demokratike.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top