Policia ka arrestuar shoferin e veturës i cili e ka goditë për vdekje një këmbësor dje në Gjilan, ku viktima ishte duke e kaluar rrugën.
Me vendim të prokurorit shoferi është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.