Në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, dje në mëngjes, një shofer ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i Policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 03.07.2022 – 06:00. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin, me ç’rast ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.