fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Albin Kurtit dhe 46 të tjerëve s’u lejohet të garojnë në zgjedhje
20 January, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime të Express brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ-ja s’i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kështu ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

Çështja ishte ngritur për shqyrtim në Kushteuese nga një grup deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sfidoi legjitimitetin e mandatit të Etem Arifit, deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim. Arifi u dënua përfundimisht për mashtrim me 15 muaj burgim në gusht të vitit të kaluar, për t’u zgjedhur si deputet një muaj e gjysmë më vonë.

Në konstatimin e dytë të aktgjykimit të dhjetorit, Kushtetuesja tha se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend.

“Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimin e dytë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

KQZ-ja ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për implementimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Palmer: Ambasada e SHBA’së është dhe do të mbetet në Jerusalem 6 March, 2021
  • Gjashtë të vdekur dhe 592 raste me COVID-19 në Kosovë 6 March, 2021
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top