Alfa Romeo Tonale ka fituar çmimin si vetura më e mirë e vitit 2021, bazuar në votat e lexuesve të revistës së njohur “What Car”.
Lexuesit janë të lirë të votojnë për cilëndo veturë që pëlqejnë, pavarësisht modelit dhe kësaj here çmimi ka shkuar për atë Tonale. Çmimi është ndarë para pak ditësh.
Kjo veturë ishte prezantuar në panairin e Gjenevës më 2019 dhe paraqet një trashëgimi 110-vjeçare të ekzistencës së Alfa Romes.
Modeli Tonale kishte tërhequr vëmendjen e blerësve edhe para se të dilte në treg.
“Për çmimin e lexuesve të ‘What Car’ shpesh ka konkurrencë të madhe, por kësaj here Tonale ishte bindshëm fitues, duke mbledhur dyfish më shumë vota se vendi i dytë”, ka thënë redaktori përgjegjës i revistës, Steven Huntigford.