Ambasada e SHBA në Tiranë ka ngushëlluar familjet e prekura nga tërmeti 6.4 ballë i cili goditi vendin tonë orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Ambasada thotë se SHBA në këto momente ndodhet pranë popullit shqiptar, duke qenë e gatshme të ofrojë mbështetje.
Postimi i Ambasadës së SHBA
Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.