fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ambasadori gjerman në Beograd: Njohja reciproke në fund, ka shumë punë deri atëherë
24 July, 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, në një intervistë për agjencinë e lajmeve FoNet ka folur për procesin integrues të Serbisë dhe për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, raporton Danas.

Schieb ka thënë se në momentin që Serbia i përmbush të gjitha kushtet e vendosura, nuk ka asgjë që do ta pengonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, derisa ka theksuar se qëndrimi i Berlinit për dialogun Kosovë-Serbi s’ka ndryshuar që në fund të procesit është e nevojshme njohja reciproke mes dy shteteve.

Schieb ka thënë se është vendosur qartë korniza për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen me mbështetjen e BE-së dhe të emisarit Miroslav Lajcak. Ai tutje ka thënë se Gjermania ofron mbështetje të pakufizuar për procesin e negociatave.

“Për momentin, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i ngadalshëm, por është e rëndësishme për ne që në një të ardhme të parashikueshme të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE për të dy vendet”, ka theksuar Schieb.

Diplomati gjerman ka thënë se po mungon vullneti politik për të bërë progres më të shpejtë dhe për të arritur disa rezultate, derisa thekson se së fundmi është bërë progres në bashkëpunimin energjetik, edhe pse mbetet të shihet se si do të realizohet një marrëveshje e tillë, shkruan Express.

“Presim që dialogu të vazhdojë dhe të punohet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemit”, ka thënë ambasadori gjerman duke përkujtuar se në proces është përfshirë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz përmes takimeve me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Teksa ka folur për atë se si duhet të përfundojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi, Schieb ka mohuar se ka ndryshim qëndrimi, duke thënë se kancelari Scholz ka thënë se është e nevojshme që të normalizohen raportet dhe në fund është njohja reciproke.

“Është e nevojshme të normalizohen raportet mes dy shteteve dhe në fund është njohja reciproke, gjë që e tha Kancelari Scholz shumë qartë. Deri atëherë, ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Schieb.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top