Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mbesin ende të përkushtuar ndaj Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.
Madje ai në organizimin e Javës së Gruas, u shpreh se Kosova udhëhiqet nga liderë përgjegjës për qeverisje të shtetit.
”Le të mos e vë askush në pikëpyetje apo të ketë dyshim për përkushtimin tonë ndaj Kosovës, e cila është një shtet sovran dhe i pavarur, me liderë të fortë që janë përgjegjës për qeverisjen e shtetit dhe të cilët po bëjnë zgjedhjet e duhura për të mbrojtur popullin dhe interesat e Kosovës”.