Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Me anë të një cicërime në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se letrat ishin dorëzuar sot në mëngjes.
“Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta. Ranë dakord të punojnë ngushtë për një sërë çështjesh. Mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.