Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti po e vazhdon festën pas titullit të kampionit në La Liga Santander.
Në një darkë në shtëpinë e mjekut të njohur, Angel Martin, tekniku italian u pa bashkë me lojtarët e gjeneratës së njohur si “galaktikët”, Ronaldo Nazario, Luis Figo dhe Fernando Hierro. Dy të parët, dikur ishin edhe më të mirët e botës.
Me ta në shoqëri, ishte edhe tenisti Rafael Nadal, që është një tifoz i flaktë i Real Madridit.