fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
  • 16 May, 2022 13:30 Mozzik publikon fotografi të ëmbla me vajzën e tij, Hanën
  • 16 May, 2022 13:29 Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa
  • 16 May, 2022 13:23 Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar
  • 16 May, 2022 13:14 Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Çekisë, flasin për Ballkanin Perëndimor
  • 16 May, 2022 13:08 Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit
  • 16 May, 2022 13:06 Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Apeli ia ul dënimin me burgim për një vit personit që u prezantua rrejshëm si agjent i CIA-s
25 February, 2022

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin me burg për 1 vit Skender Guraziut, i dënuar për akuzën se duke u paraqitur rrejshëm si agjent i fshehtë i CIA-s, mashtroi të dëmtuarin Vedat Rexhepi se do t’ia gjejë vëllain e zhdukur, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim.

Guraziu ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dënim unik prej 3 vite e 6 muaj burgim dhe 1 mijë e 300 euro gjobë për mashtrim, falsifikim të dokumenteve e prezantim të rremë si person zyrtar, mirëpo Apeli ia ka ulur dënimin me burgim në 2 vite e 6 muaj, kurse ai me gjobë mbetet i pandryshuar.

Kundër aktgjykimit të Themelores ankesë kishte parashtruar mbrojtësi i Guraziut, avokati Nexhat Elshani, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Pas kësaj, prokuroria kishte propozuar që ankesa e avokatit Elshani të aprovohet pjesërisht, të ndryshohet sa i përket veprës penale të “Mashtrimit”, ndërsa për pjesën e mbetur aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se me aprovimin e ankesës së avokatit Elshani, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndryshohet përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale dhe vendimit mbi dënimin, ndërsa në pjesët tjera aktgjykimi i ankimuar ngel i pandryshuar.

Sipas Apelit, pretendimet e mbrojtësit të Guraziut se vepra penale ka mbetur në tentativë janë të bazuara. Aty thuhet se veprimet inkriminuese të përshkruara si në pikën I të dispozitvit të aktgjykimit të ankimuar përkitazi me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 kanë mbetur në tentativë, ngase në rastin konkret sipas Apelit pasoja nuk është shkaktuar dhe në një situatë të tillë kur pasoja nuk shkaktohet, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për vepër të kryer.

Andaj, Gjykata e Apelit thuhet se e evitoj këtë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e që lidhet edhe me shkelje të ligjit penal në dëm të të akuzuarit, duke e ri cilësuar veprën penale “mashtrimi” në atë të “mashtrimit në tentativë”. Në këto rrethana, thuhet se Apeli sipas këtij vendimi ka shqiptuar dënim më të butë.

Tutje, pretendimet e avokatit Elshani se i mbrojturi i tij ka qenë i detyruar të pranoj fajësinë sipas Apelit janë të pabazuara, pasi nga procesverbali i seancës fillestare i datës 29 tetor 2021, Guraziu në prezencë të mbrojtësit të tij e pas konsultimit me të njëjtin e ka bërë pranimin e fajësisë për veprat penale që është ngarkuar me aktakuzën e prokurorisë dhe se gjykata pas deklarimit të prokurorit të çështjes dhe mbrojtësit së të akuzuarit, me aktvendim të veçantë ka bërë pranimin e fajësisë.

Tutje, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjendja faktike nuk ka qenë objekt vlerësimi i kësaj gjykate, ngase në ankesë nuk ka mundur të kontestohet. Kjo pasi thuhet se Guraziu në shqyrtim gjyqësor e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës.

“Prandaj sipas nenit 383 paragrafi 2 të KPPK-së ndaj aktgjykimit që është marr në bazë të pranimit të fajësisë ose marrëveshjes për pranim të fajësisë nuk lejohet ankesa për gjendjen faktike, aktgjykimi i ankimuar u vlerësua vetëm në frymën e pretendimeve ankimore sa i përket vendimit për dënim”, thuhet tutje në vendimin e Apelit.

Aktakuza ndaj Guraziut ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 20 tetor 2021, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët 16 May, 2022
  • Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë 16 May, 2022
  • ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë 16 May, 2022
  • Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 16 May, 2022
  • Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE 16 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top