Ronald Araujo i ka dëshpëruar drejtuesit e Barcelonës.
Qendërmbrojtësi uruguaian nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas.
Atij do t’i skadojë kontrata me “Blaugrana” gjatë verës dhe mund të largohet nga “Camp Nou”.
Lajmin e ka bërë të ditur radio “Catalunya Radio”, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti që po shfaqë formë të mirë mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
Atë e duan gjigantët angleze, Manchester United, Manchester City dhe Arsenali.
Këto klube janë duke e monitoruar me kujdes situatën e futbollistit.