Ka përfunduar mbledhja e sotme e LDK-së, e thirrur nga kreu i saj Isa Mustafa.
Pas kësaj para mediave është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi.
Gashi tha se presin që sot ose nesër të finalizohet koalicioni dhe më pas të konkretizohet edhe emri dhe të thërrasin seancën e jashtëzakonshme për qeverinë e re.
”Mbledhja shkoi mirë, gjithçka shkoi në rregull. Presim me finalizimin e koalicionit brenda ditës së sotme dhe nesërme”.
”Shpresojmë dhe po angazhohemi që brenda ditës së sotme dhe të nesërme të mbyllet koalicioni, dhe më pas të procesojmë me dërgimin e emrit tek presidenti”.
Ai madje konfirmoi se njëri nga ministrat nga radhët e Listës Serbe, mund të jetë Zëvendëskryeministër në Qeverinë e re.
”Besoj që kemi 64 vota”.
”Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit të Qeverisë”
”Dihet se Lista Serbe e ka numrin e caktuar në bazë të Kushtetutës. Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë Zëvendëskryeministër”.