Dy të dyshuar janë arrestuar në Gllarevë të Klinës për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që ishin duke i bërë pa leje ndërtimi.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndim trupor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.