Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje gjatë orës 20:30, kanë arrestuar 3 persona në Fushë Kosovë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregulltë.
“Fushë Kosovë (NN) 02.02.2021 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.