Një 48 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 70 vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të këtij qyteti.
Sipas komunikatë së policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Prelez të Ferizajt është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me inicialet H.H ( M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.