Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Malishevë, ku një person dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nga njësitet e Policisë, ndërsa më vonë, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /