Një i mitur në Prishtinë është arrestuar, pasi e ka sulmuar fizikisht babanë e tij pas një mosmarrëveshje, të hënën.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari më pas e kishte sulmuar edhe vëllanë e tij, i cili kishte ndërhyrë për të penguar sulmin ndaj babait të tyre.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.