Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën cenim i përcaktimit të lirë të votuesve.
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Dejanoviq është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanoviq”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
KOHA ka raportuar për një aksion policor i cili ka të bëjë me procesin zgjedhor.