Një nxënës është arrestuar në fshatin Kqiq të Mitrovicës pasi që në oborrin e shkollës ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës.
Viktima ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton policia përmes raportit.