Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton se sot mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe se zgjodhi Kryesinë e re:
- Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
- Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
- Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Po ashtu me anë të një komunikate bëhet e ditur se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
- Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
- Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
- Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.