fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 January, 2021 13:50 Artistja shqiptare renditet në vend të parë nga ICMA në kategorinë e muzikës vokale
  • 21 January, 2021 13:40 Brenda vilës luksoze të Kylie Jenner
  • 21 January, 2021 13:35 Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm
  • 21 January, 2021 13:32 Jennifer Lopez sjell imazhe nga prapaskenat e inaugurimit
  • 21 January, 2021 13:26 Reagon KMDLNJ: Të mbrohet pavarësia e KQZ’së, kaosi u shkaktua nga Gjykata Kushtetuese
  • 21 January, 2021 13:14 IKD: E papranueshme gjuha kërcënuese e përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese
  • 21 January, 2021 13:11 Hoti i shkruan telegram urimi Bidenit: Jam i përkushtuar për t’u bërë bartës i stabilitetit
  • 21 January, 2021 12:39 Rihanna festoi Inaugurimin e Joe Biden me një post interesant
  • 21 January, 2021 12:36 Dukagjin Lipa flet për planet e Dua Lipës dhe festivalin “Sunnyhill”
  • 21 January, 2021 12:34 Më në fund Milik largohet nga Napoli
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Asnjë parti ende nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ
9 January, 2021

14 shkurti është data kur do të mbahen zgjedhje e jashtëzakonshme në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur me përgatitjet për këto zgjedhje si dhe ka vendosur afatet kohore se  si do të rregullohet procesi deri në ditën e votimit.

Kështu KQZ’ja dje ka hapur edhe afatin për certifikim të partive politike, afat ky që do të zgjas deri më 16 janar.

Por asnjëra nga partitë politike nuk ka aplikuar deri më tani për certifikim. Këtë e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezaj.

“Deri në këto momente që po flasim, nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike’’, ka thënë Elezi, për Express.

E afati për aplikim për certifikim të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas Elezit, do të jetë i hapur deri më datë 16 janar, në orën 18:00.

“Subjektet politike, pra këtu përfshihen partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, mund të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje deri më 16 janar, në orën 18:00. Pra, deri në këtë kohë subjektet politike duhet të sjellin edhe listat e kandidatëve për deputetë’’, ka deklaruar ai.

Ndërsa nga KQZ’ja  para ca ditësh u njoftua se dy parti të reja kanë aplikuar për regjistrim.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, thuhej në komunikatën e dërguar mediave.

Kujtojmë që deri tek kjo situatë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, votë e cila ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”. 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit
21 January, 2021

Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes

Lajmet e fundit
  • Artistja shqiptare renditet në vend të parë nga ICMA në kategorinë e muzikës vokale 21 January, 2021
  • Ademi është pritur sot nga presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë 21 January, 2021
  • Google dhe botuesit francezë nënshkruajnë marrëveshje rreth të drejtave autoriale 21 January, 2021
  • Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit 21 January, 2021
  • Brenda vilës luksoze të Kylie Jenner 21 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top