fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Audio-incizimet: Supremja konfirmon vendimin e KPK-së për degradimin dhe transferimin e prokurores Shemsije Asllani
8 March, 2022

Gjykata Supreme e Kosovës e ka konfirmuar vendimin e nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me 12 janar 2022, me të cilin vendim ishte degraduar dhe transferuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, prokurorja Shemsije Asllani.

Sipas këtij vendimi të nxjerrë nga Gjykata Supreme më 24 shkurt 2022, rezulton se është refuzuar ankesa e ushtruar nga prokurorja Asllani, ndaj vendimit të KPK-së për degradimin dhe transferim e saj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Kundër vendimit të KPK-së për degradim, prokurorja Asllani përmes, avokatit Artan Qerkini, në afat ka paraqitur ankesë, për shkak të shkeljeve të drejtave procedurale të subjektit në procedurë, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe cenimit të së drejtës në mbrojtje, duke kërkuar që Gjykata Supreme e Kosovës ta pranojë ankesën, ta anulojë Vendimin e KPK-së dhe ta liroi nga përgjegjësia disiplinore ose lëndën ta kthej në rivendosje në KPK.

Në arsyetimin e Supremes, thuhet se vendimi i KPK-së, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe është marrë me zbatimin e drejtë të së drejtës materiale kur është vërtetuar përgjegjësia disiplinore e prokurores Asllani.

Sipas vendimit të Supremes, Këshilli i ka vlerësuar pretendimet e subjektit të hetimit, përfaqësuesit të tij dhe deklaratën e dëshmitarit, por ka gjetur se në kuptim të fakteve të konstatuara me provat e administruara këto pretendime dhe deklarata nuk kanë ndikuar që Këshilli të marr një vendim tjetër.

Tutje, në këtë vendim thuhet se qëndrimi i KPK-së u miratua edhe nga kjo gjykatë për faktin se procedura dhe masa e shqiptuar janë në pajtim me ligjin.

Ndërsa, sa i përket pretendimit ankimor për cenim të drejtës në mbrojtje, sipas këtij vendimi të Supremes, ky pretendim nuk u argumentua me asnjë provë.

Në këtë vendim të Supremes, thuhet se masa disiplinore e shqiptuar ndaj prokurores Asllani është në proporcion me shkeljen e konsumuar nga prokurorja Asllani.

“Gjykata Supreme e Kosovës e aprovon edhe qëndrimin se masa disiplinore e shqiptuar është proporcionale me shkeljen e konsumuar nga ana e subjektit të hetimit dhe është në zbatimin e përgjegjësive ligjore që ka Këshilli Prokurorial në procedurën disiplinore ndaj prokurorëve, sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Tutje, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se prokurori në të gjitha rrethanat duhet të nxisë besimin e publikut në dinjitet, integritet, t’i respektojë standardet e sjelljes profesionale dhe personale dhe kryej detyrat me paanshmëri dhe profesionalizëm, e që sipas këtij vendimi prokurorja Asllani ka dëmtuar reputacionin e Prokurorit të Shtetit.

Në këtë vendim të Supremes, thuhet se prokurorja Asllani ka pas funksion publik dhe nuk ka qenë e ngarkuar me lëndën penale ku ka qenë e përfshirë bashkëbiseduesi. Po ashtu, gjatë bisedës së zhvilluar nuk ka bërë ndonjë shënim zyrtar, prandaj komunikimi i zhvilluar i Prokurores së Shtetit, me personin e panjohur, pa menduar fare për rëndësinë e funksionit që e ushtron ka kontribuar në dështim dhe cenim të integritetit të saj dhe të institucionit që e përfaqëson.

Sa i përket pretendimeve në ankesë se ndaj prokurores janë shkelur të drejtat e njeriut për shkak të përgjimit, me të cilin pretendohet se është cenuar privatësia, ky pretendim shqyrtua nga Gjykata Supreme por u gjet se është i pabazuar dhe nuk është objekt shqyrtimi në këtë procedurë.

Prandaj, sipas Gjykatës Supreme të Kosovës është zbatuar procedura e paraparë sipas ligjit në fuqi dhe masa e dhënë është në përputhje me parimin e proporcionalitetit duke marrë parasysh: seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga prokurorja, pasojat e shkeljes disiplinore; rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore.

Ndryshe, Shemsije Asllani, prokurore e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka dhënë dorëheqje të prevokueshme nga kjo pozitë.

Përmes një e-maili drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, Asllani ka bërë të ditur se nga ky moment jep dorëheqje si prokurore e Krimeve të Rënda.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më 1 shkurt ka raportuar se KPK e ka degraduar atë nga Departamenti për Krime të Rënda në Departamentin e Përgjithshëm dhe se ka transferuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Më 30 korrik 2021, media online “Shqip.com” ka publikuar disa incizime, në të cilat sipas raportimit, përfshijnë disa zyrtarë të lartë, në mesin e të cilave, edhe prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsije Asllani.

Ndër të tjera, në këto incizime, përmendet edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ku thuhet se ka qenë në shtëpinë e prokurores Shemsije Asllani me disa persona të tjerë, për të cilët thuhet se ka foto dhe incizime.

Lidhur me këtë rast, KPK në gusht të vitit të kaluar ka themeluar panel hetimor për të zbardhur rastin e përfshirjes së Prokurores Asllani në skandalin e audio-incizimeve të publikuar nga shqip.com. Panel hetimor nuk ishte themeluar edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në këto incizime përmendej edhe ish-gjyqtari dhe ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Driton Muharremi si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu. Pasi ishte degraduar në pozitë, Muharremi ka dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarit, derisa Nuhiu ishte shkarkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton betimiperdrejtesi.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top