Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se e sfidon publikisht ministrin e Financave, Hekuran Muratin, që ta publikojë listën e 50 top qytetarëve që janë pjesë e përfituesve të 230 milionë eurove, që janë dhënë për menaxhimin e situatës me rritjen e çmimeve.
“Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar në vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria”.
“Bizneset jo! Bujqit jo! Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit? Ne nuk po e dimë”,ka shkruar Bajrami në rrjetin social Facebook.