Los Angeles FC ka shënuar fitore ndaj Sporting Kansas me rezultat 2:0.
Golin e dytë të mysafirëve e shënoi Gareth Bale në minutën e 83-të, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i tij i parë në MLS. LAFC qëndron katër pikë larg në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore.
“Natyrisht, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen, para së gjithash. Është bukur të vish dhe të shënosh një gol dhe të ndihmosh skuadrën të marrë tre pikët”, tha Bale.