Aktivistët në Bangladesh kanë mirëpritur cremoninë e parë të varrimit me rite fetare myslimane, të realizuar ndonjëherë për një punëtore seksi.
Ky veprim njëherit thyen një tabu të gjatë në një komb me shumicë myslimane.
Hamida Begum, e cila punoi në një nga bordelet më të mëdha në fshatin Daulatdia, vdiq nga një sëmundje javën e kaluar në moshën 65 vjeç.
Një numër i njerëzve u mblodhën në ceremoninë e varrimit të saj, për të qenë prezent në momentin historik.
Prostitucioni është i ligjshëm në Bangladesh, por udhëheqësit islamë më parë kishin refuzuar të perforomojnë lutjet fetare për personat që kryejnë shërbime seksi.
Përkundrazi, punonjësit e seksit pasi vdesin zakonisht varrosen në varre të panjohura, pa lutje zyrtare, ose hidhen në lumenj.