fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
  • 19 May, 2022 13:44 Rizvanolli: Programi Kompakt mbi 200 milionë dollarë, mbështet sigurinë energjetike
  • 19 May, 2022 13:42 Paralajmërimi i OKB: Krizë globale ushqimore, Rusia të zhbllokojë eksportet në Ukrainë
  • 19 May, 2022 13:29 Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
  • 19 May, 2022 13:27 Osmani takon kryetaret e Kushtetueses së Kosovës dhe Shqipërisë
  • 19 May, 2022 13:12 Nënë për herë të dytë? Kjo foto e Klea Hutës zgjon dyshime
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për zgjedhjet serbe
22 March, 2022

Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova e ka refuzuar propozimin e shteteve të Quint-it -ShBA, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca – për votimin e serbëve që jetojnë në Kosovë për zgjedhjet e 3 prillit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje që Kosova mori një vendim të tillë, derisa thotë se Serbia ka qenë e hapur që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.

“Bashkimi Evropian, e kemi thënë disa herë, ka qenë shumë aktivisht i angazhuar në përpjekjet bashkë me shtetet e Quint-it për të gjetur një zgjidhje për të lejuar personat me të drejte vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë edhe në Kosovë”.

“BE-ja ka vepruar si lehtësues ku edhe Përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell] ishte i angazhuar në kontakte me të dyja palët për të vepruar si lehtësues mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të gjendet marrëveshje për zgjidhje praktike që do t’iu mundësonte qytetarëve serbë në Kosovë që kanë dyshtetësi të marrin pjesë në zgjedhje. Kemi bërë përpjekje të ndihmojmë që të gjejmë një zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votimet në të kaluarën”,

“Derisa e pranojmë që Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhje se konsensusi mes palëve nuk është arritur në fund pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga shtetet e Quint-it”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Stano, në konferencën e përjavshme, ka thënë se konsiderojnë se “ky vendim është në kundërshtim me përkushtimet e Kosovës për rrugëtimin dhe të ardhmen evropiane dhe kundër parimeve të mbrojtjes së të drejtës demokratike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe të atyre që i takojnë popullatës joshumicë”.

“Tash ne presim nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet dhe retorikat të cilat mund të rrisin tensionet dhe po ashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociatat që janë në vazhdim në kuadër të dialogut”.

Për këtë çështje ka folur dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk dëshirojmë t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit. Ndaj të dyjave do të sillemi me përgjegjësi”, ka thënë Kurti pas takimit virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë gjithashtu se është në komunikim të vazhdueshëm me shtetet e Quint-it.

Klan Kosova ka raportuar ditë më parë për një mini model neutral për zgjedhjet serbe të 3 prillit në Kosovë të propozuar nga një zyrtar evropian.

Në këtë model parashihet që flamuri i Serbisë nuk bën të shihet nëpër kutitë e votimit, e as në qendrat e votimit s’duhet të ketë reklama ose doracakë të komisionit elektoral të Beogradit, që Kosovës gjithmonë ia kanë shtuar edhe Metohinë pas.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ideja e Macronit për “Bashkësinë gjeopolitike evropiane” gjen përkrahje edhe në Bruksel 19 May, 2022
  • Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj 19 May, 2022
  • Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar 19 May, 2022
  • Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin 19 May, 2022
  • Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale 19 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top