Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një vendim që siguronte deri në 45 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Gjeorgjinë.
Ndihma do të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare të Gjeorgjisë, duke mbështetur stabilizimin ekonomik dhe agjendën e saj për reformat strukturore.
Ekonomia e Gjeorgjisë konsiderohet të jetë e ndjeshme për shkak të një deficiti të lartë të llogarisë korente dhe borxhit të jashtëm të lartë, ndërkohë që rezervat e saj të jashtme janë bërë të pamjaftueshme.
Ndihma makrofinanciare është një formë apo ndihmë financiare e shtrirë nga BE-ja për vendet partnere me vështirësi në bilancin e pagesave. Ajo është në dispozicion vetëm për vendet që përfitojnë nga mbështetja e FMN-së.
Ky është operacioni i tretë për Gjeorgjinë që nga konflikti ushtarak i vendit me Rusinë në gusht 2008./informatat.com/