fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
  • 25 February, 2021 15:07 Planifikohet ndërtimi i disa rrugëve në Gjakovë
  • 25 February, 2021 14:35 Kurteshi i VV’së: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik
  • 25 February, 2021 14:31 KQZ jep arsyet pse u refuzuan disa nga votat e diasporës
  • 25 February, 2021 14:29 Naomi Campbell, 50 vjeçarja që nuk di të zbresë nga froni i bukurisë
  • 25 February, 2021 13:53 KQZ refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora
  • 25 February, 2021 13:49 Konsulli serb: Izraeli i bindur se Prishtina s`do të ndryshojë vendimin për ambasadën në Jerusalem
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
BE propozon kufizime të reja në udhëtim
25 January, 2021

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit.

Propozimi përmban koordinim shtesë në dy fusha, ku shtetet anëtare janë pajtuar tashmë që të punojnë së bashku. Këtu bëjnë pjesë përditësimi i kodit të ngjyrave për vendet me rrezik, si dhe masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të lartë.

Me ngjyrën e re “e kuqe e errët” do të shënohen zonat që janë më së shumti të prekura nga koronavirusi.

“Kjo [ngjyrë] pasqyron një nivel të lartë infeksionesh, që pjesërisht lidhen me një variant të ri të koronavirusit”, tha për gazetarët Didier Reynders, komisionar i BE-së për Drejtësinë.

Gjithashtu, me masat e reja të Komisionit Evropian “shkurajohen fuqishëm të gjitha udhëtimet e parëndësishme”, ndërsa për udhëtimet e rëndësishme duhet të zbatohen masa shtesë.

“Testimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në BE, përfshirë edhe ata që janë në të ashtuquajturat udhëtime të rëndësishme. Testi PCR për hyrje në BE nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë”, tha komisionarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson.

Ajo tha se rregullat shtesë, përfshirë vetizolimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve deri në 14 ditë, duhet të zbatohen për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, ku qarkullimi i llojit të ri të virusit është i dukshëm.

Zona e kuqe e errët, ku regjistrohen infeksione nga lloji i ri i koronavirusit, do të azhurnohet çdo javë në hartën epidemiologjike të BE-së nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Komisioni Evropian po ashtu propozon që të shmanget udhëtimi në këto zona, por thotë se nëse udhëtimet janë të domosdoshme, do të kërkohet testi para nisjes në zonën e kuqe të errët dhe karantina pas kthimit – me përjashtim të njerëzve që punojnë në ato zona.

Një variant i ri i koronavirusit që është shfaqur në disa vende të BE-së, është detektuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky variant është thënë se përhapet më shpejt./rel/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd 26 February, 2021
  • Prokuroria nis hetimin për rrahjen e gazetarit Visar Duriqi 25 February, 2021
  • Drejtori i PSG-së: Ka ardhur koha që Mbappe të vendosë 25 February, 2021
  • Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi 25 February, 2021
  • “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së 25 February, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top