Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shkuar në qytetin Uvalde të Teksasit, derisa ka vizituar një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënëseve që u vranë në sulmin në një shkollë fillore.
Në këtë vizitë, Biden shkoi i shoqëruar nga gruaja e tij, Jill Biden.
Derisa gjatë një fjalimi më herët, Biden tha “ligësia erdhi në klasat e shkollës fillore në Teksas dhe në atë dyqan ushqimor në Nju Jork, në shumë vende ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se do të kryejë një rishikim të përgjigjes së forcave policore ndaj të shtënave në shkollë dhe më pas këto gjetje do të bëhen publike.