Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka paralajmëruar që ekziston mundësia që Rusia mund të pushtojë Ukrainën, muajin e ardhshëm.
I pari i Amerikës, i bëri këto komente në një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të enjten.
“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në shkurt”, ka thënë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.
“Këtë e ka thënë publikisht dhe për këtë kemi paralajmëruar me muaj të tërë”, tha ajo.
Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka ngjallur frikën e një pushtimi, por Rusia mohon se po planifikon një sulm.