Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zhvilluar disa telefonata me shumë udhëheqës europianë.
Ai më herët foli me atë të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për rreth 20-25 minuta, i cili edhe uroi për fitoren në zgjedhje.
Urata dhe zotime për një bashkëpunim të mirë mori edhe nga të tjerët.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai ishte i gatshëm të punonte së bashku me SHBA për çështje përfshirë ndryshimin e klimës, shëndetin dhe luftën kundër terrorizmit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm në të ardhmen midis të dy palëve
Kryeministri irlandez Micheál Martin shkroi në Twitter se Biden “nënvizoi angazhimin e tij për Marrëveshjen e “Good Friday”.
Biden të hënën kishte folur me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, e cila ishte edhe thirrja e parë telefonike me një udhëheqës të një vendi të huaj.
Ata diskutuan një sërë çështjesh, përfshirë ndryshimin e klimës dhe aleancën ushtarake të NATO-s.
Në historinë e re të SHBA-së, presidentët kishin bërë Kanadanë destinacionin e parë vizitës së tyre në një vend të huaj. Këtë traditë nuk e ndoqi Trump.