fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Bislimi: Me Serbinë nuk nënshkruajmë asnjë dokument në kundërshtim me interesat e Kosovës
18 March, 2022

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka thënë se me Serbinë nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Bislimi në një intervistë për Rajonpress theksoi se koha e përfundimit të dialogu nuk varet vetëm prej tyre.

“Nuk mund ta prejudikojë kohëzgjatjen e dialogut, por do të ishte ideale që brenda dy viteve të përfundojë kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme”, tha Bislimi.

Tutje, Bislimi thotë se ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Kosova nuk shkon në këto bisedime që të dialogojë për njohje, por synojnë të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme me palën serbe, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.

“Edhe vet Lajçak është i interesuar që të shpejtojë procesin e dialogut dhe mos harroni se ka pak diplomat në BE që gëzojnë respekt më shumë se Lajçak dhe jam i lumtur që pritjet e Lajçakut nga epilogu i dialogut janë të përafërta me tonat. Po ashtu nuk shohim dallime as në raport me Gabriel Eskobarin i cili është i kyçur drejtpërdrejtë në procesin e dialogut”, u shpreh Bislimi.

“Ne nuk po negociojmë për njohje siç e thash më herët, por për një marrëveshje të përgjithshme me Serbinë, ku njohja është në qendër të marrëveshjes, meqë ne po synojmë normalizimin e raporteve me shtetin fqinjë. E keni parë edhe vet që nuk ka pasur ndonjë deklaratë të Lajçakut, që do ishte problematike për ne”, tha ai.

Bislimi thotë se nuk ka pasur asnjë presion nga askush.

“Ndryshe unë nuk nënshkruaj asnjë dokument që nuk është i drejtë dhe i pranueshëm për shtetin e Kosovës. Madje s’kam as kompetenca të nënshkruaj sepse është kryeministri dhe Kuvendi organi më i lartë për këtë çështje”, tha Bislimi.

Duke folur për premtimet e Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave Besnik Bislimi thotë se sipas BE-së ne i kemi plotësuar kriteret dhe obligimet.

“Mendoj se ka lajme pozitive për Kosovën dhe jemi në një pasqyrë të mirë sa i përket luftës kundër krimit e korrupsionit dhe po marrim poenë pozitiv në këtë drejtim nga faktori ndërkombëtar. Tek e fundit unë jam optimist dhe besoj në Bashkimin Evropian”, shtoi Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi duke folur për projektet nëpër komunat e Kosovës, e në veçanti për rajonin e Anamoravës tha se varet krejt prej kryetarëve të komunave, sa janë të aftë të ofrojnë projekte konkrete. ”Gjilani duhet të kalojë interesat e një komune dhe duhet të jetë komunë dinamike dhe urë lidhëse edhe në investime, edhe për komunat tjera në rajon” shtoi Bislimi.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top