Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në Qeveri delegacionet nga Finlanda dhe Irlanda.
Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me mnistren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, Bislimi foli për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Shpresojmë që anëtarësimi i shpejtë i Finlandës në NATO të përfundojë me sukses dhe të pasohet pastaj edhe me anëtarësimin e Kosovës”, tha Bislimi.
Ai tha se Kosova tashmë është dëshmuar si partner serioz ndërkombëtar, sidomos pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.
“Kosova veçse është dëshmuar si partner serioz në promovimin e vlerave të mirëfrillta dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.
Duke folur për Finlandën dhe Irlandës, Bislimi tha se e vlerësojnë lart “mbështetjen e dy vendeve mike për Kosovën” në disa procese integruese si dhe për liberalizimin e vizave.