fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Bislimi udhëton sot për në Bruksel për t’u takuar me Lajçakun
25 March, 2022

Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të udhëtojë sot për në Bruksel, për një takim me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimin mes tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Për këtë takim u raportua se është në kuadër të procesit të dialogut derisa u paralajmërua se në po të njëjtën ditë, Lajçak do të takohet virtualisht edhe me palën serbe. Megjithatë, s’pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, nuk e ka konfirmuar se ky takim është në kuadër të procesit të dialogut.

“Si zakonisht, ne do të njoftojmë për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut nëse dhe kur e shohim të nevojshme”, ka thënë ai për Express.

Lajçak në një intervistë për televizionin publik pati thënë se janë shumë afër që dyja palët të pajtohen në disa tema konkrete dhe u shpreh optimist se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, sidomos në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri.

Derisa u rriten thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në një procedurë më të shpejtë pas rrethanave të reja gjeopolitike që prodhoi agresioni rus në Ukrainë, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë rrugën e dialogut për të filluar procedurat për të hyrë në Bashkimin Europian. Megjithatë, ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top