Kryediplomati evropian, Josep Borrell në 10 vjetorin e fillimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi tha se është koha për të përmbyllur këtë process.
“Dhjetë vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. Bashkimi Evropian po punon me palët për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës “, ka shkruar ai në Twitter.
Të hënën u shënua një dekadë prej kur nisi procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.