Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të udhëtojë në Poloni dhe Estoni, tha të hënën zyra e kryeministrit.
Një zëdhënës i kryeministrit u tha gazetarëve gjatë një konference se Johnson do të udhëtojë në të dy vendet të martën për të folur me homologët e tij polakë dhe estonezë.
Ai gjithashtu do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shtoi zëdhënësi, shkruan CNN.
Kryeministri do të flasë gjithashtu me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe krerët e G7 më vonë të hënën, sipas zëdhënësit.