Zyrtari i partisë Sir Graham Brady e ka konfirmuar këtë të hënën në mëngjes, dhe tha se kishte marrë mjaft letra nga deputetët që kërkuan një votim të tillë për Johnson.
E gjithë kjo ndodhi pasi 54 ligjvënës konservatorë i shkruajtën Bradyt.
Nëse Johnson nuk i arrin votat e mjaftueshme në mesin 359 ligjvënësve konservatorë, ai do të zëvendësohet si lider i partisë dhe si kryeministër.
Nëse ai fiton, ka gjasa që të jetë i sigurt nga një sfidë e tillë për një vit, shkruan Euroneës.